Kurti në Postë, bën vetë pagesën e energjisë elektrike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditëve të fundit është parë duke kryer personalisht blerjet familjare.

Ai ditën e sotme ka shkuar në Postë du ka bërë pagesën e energjisë elektrike.

Këtë moment Kurti nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre”, ka shkruar Kurti.