Xhafer Berisha fton qytetarët të votojnë: E diela, ditë përcaktuese për të ardhmen e vendit!

Xhafer Berisha, kandidat për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në FB, ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhjet e 14 Shkurtit, duke thënë se e diela është ditë përcaktuese për të ardhmen e vendit.
Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës të dielën me 14 shkurt në vendin tonë kemi referendum. Këto zgjedhje në Kosovë janë ndër zgjedhjet më të rëndësishme të pasluftës, andaj ju ftoj që masivisht të dilni dhe të votoni ngase vota e këtij 14 shkurti është votë historike. Bashkëatdhetarë të nderuar, e diela është ditë përcaktuese për të ardhmen e vendit, andaj votoni me shumë dashuri për Kosovën dhe bëjeni zgjidhjen e duhur, e zgjidhja e vetme për Kosovën padyshim është Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prandaj të gjithë të votojmë për numrin 127 sepse për ndryshimin e madh duhen mbi 51%.