A do të vazhdojë Mogherini ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi?

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka treguar nëse Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të vazhdojë ta udhëheqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron ka folur Federica Mogherini e cila ka dhënë një përshkrim të detajuar për atë çka është bërë dhe atë që pritet të bëhet”.

“Interesimi i tyre ka qenë tepër i madh dhe nuk kam parë asnjë shenjë se do t’i merret Federica Mogherinit kjo e drejtë – ajo do të ndërmjetësojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës edhe më tutje”.

“Nuk besoj që udhëheqja e dialogut do t’i merret Federica Mogherinit, por nuk jam i sigurt se a do të mbahen të gjitha seancat ne Bruksel – besoj se do të ketë seanca edhe në Paris, Berlin dhe gjetiu”.

Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Samiti i Berlinit do të ketë rëndësi të madhe historike sepse sipas tij dy superfuqitë evropiane kanë rënë dakord që të marrin përgjegjësinë për mbarëvajtjen e punëve në Evropë.

“Interesin dhe seriozitetin e këtyre dy fuqive evropiane e kam parë te mënyra si është organizuar konferenca. Nuk është organizuar konferencë vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por janë dëgjuar zërat e rajonit