Komandati i Policisë në Klinë takon drejtorin e ri të QKMF-së, flasin për luftën ndaj pandemisë

Policia në Klinë në krye me Komandantin Ragip Bytyqi kanë vizituar QKMF-në Klinë dhe shprehën falendërim për bashkëpunimin e mirë gjatë punës së tyre të përbashkët me pandeminë Covid-19.

Ata i uruan Drejtorit të ri Dr.Haxhi Ibishi zgjedhjen në këtë pozitë dhe gatishmërinë për bashkëpunim në te ardhmen.

Komandanti i njoftoi për aktivitetet që do të vazhdojnë në fazën e 3 nga policia e Klinës gjatë pandemise Covid-19 më qëllim ruajtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Komunës se Klinës.