Selimi: Vjedhja e dy milionë eurove është bërë nën përgjegjësin e Kryeministrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur edhe për skandalin e avullimit të dy milionë eurove nga thesari i shtetit,

Ai tha se në këtë skandal janë të përfshirë disa persona dhe se dorëheqja e ministres Hykmete Bajramin do të ishte fisnike.

“ Vjedhja e dy milionë eurove është bërë nën përgjegjësin e Kryeministrit, në këtë vjedhje janë një rrjet jo vetëm një person, këta njerëz e kanë harruar përgjegjësin, dorëheqja do t’i bënë më fisnikë, mos dorëheqja është pjesëmarrje me diçka se çfarë po ndodhë”, deklaroi Selimi