QKMF ” NËNË TEREZA” KLINË MERR MIRËNJOHJE NGA OIK

Sot, OIK ndau mirënjohje për infermierët që kontribuan gjatë pandemisë Covid 19

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka ndarë mirënjohje për infermierët e institucioneve primare, sekondare dhe terciare mjekësore në Kosovë që kanë ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid 19.
Ndarja e çmimeve në emër të OIK është bërë nga kryetari i OIK, Naser Rrustemaj, zëvendëskryetare e OIK-ut, Lirije Beqiri dhe Muharrem Arifi, kryetar i Këshillit Drejtues të OIK.

Andaj edhe ne, QKMF “Nënë Tereza” Klinë pranuam një mirënjohje të tillë.
Falënderojmè Kryeinfermieren Teuta Bacaj-Rukolli dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë që punojnë në QKMF- Klinë për bashkëpunimin, punën dhe sakrificen e tyre gjatë gjithë pandemisë.
Me respekt,
Drejtoria ??