Sot në banesen e tij në Pejë një person është gjetur pa shenja jete

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është gjetur pa shenja jete në banesen e tij.

Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar  vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova./