I mituri qëlloi me armë zjarri një të mitur tjetër në Skënderaj

Një person (i mitur) është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:45 në fshatin Qirez, në Skënderaj.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.