OVL UÇK zbulon pllakën përkujtimore në përvjetorin e vdekjes së veteranit Xhavit Hoti

OVL e UÇK-së në Klinë, sot në përvjetorin e vdekjes së veteranit Xhavit Hoti kanë vendosur kurore lule tek varri i tij,

ndërsa kanë bërë edhe zbulimin e pllakës, e cila është vendosur në Odën e Fshatit, ku edhe do ta ketë emrin Kulla e Xhavit Hotit.
Hoti ka qenë punëtor i Komunës së Klinës dhe i njëjti nuk ka lënë pasardhës.
Ai ka vdekur vitin e kaluar nga një sulm në tru./Klina.info/