Gjendet marihuanë në pavijonin 4 në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Në Burgun e Dubravës në Istog, para dy ditësh, më 10 mars rreth orës 13:30, Policia e Kosovës gjeti marihuanë,

Sinjali merr vesh nga burimet në Polici se në WC-të e përbashkëta brenda pavijonit 4 në Qendrën Korrektuese, oficerët korrektues kishin gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë narkotike, e llojit marihuanë.

Burimet e Sinjalit tregojnë se këto qese, peshonin rreth 8 gramë.

Rasti është iniciuar dhe rasti po vazhdon të hetohet