Me pamjen prej zonje të vërtetë, Adelina Ismaili i bën për vete fansat me imazhet e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, përmes rrjeteve sociale Ismaili ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt televiziv.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të tregohet mjaft aktive për fansat edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja e hiteve publikoi disa fotografi të reja, ku u shfaq me një model të detajuar flokësh, ndërsa kishte të veshur një sako të zezë.

Ndryshe nga ç’mund të shihet në paraqitjet e saj skenike, Adelina në këto imazhe mori pamjen e një dame të vërtetë.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat e shumtë nuk munguan, shumica prej të cilëve e komplimentuan për dukjen e saj në këtë paraqitje.

Ismaili viteve të fundit është më pak aktive në tregun muzikor, duke qenë e përkushtuar maksimalisht në jetën e saj private, si një bashkëshorte dhe nënë e një djali trevjeçar. /

SHARE