Sindikata e Pavarur e Administratësë, dega në Klinë, reagon ashpër ndaj disa favorizimeve të punëtorëv nga ana e komunës

Kryesia e Sindikatës së Administratës, dega në Klinë, në mbledhjën urgjente të mbajtur me datë 08.11.2019, reagon ashpër ndaj disa padrejtësive që po bëhën në vazhdimësi ndaj punëtorëve të Administratës së Komunës së Klinës, ku në mënyrë te njëanshme stimulohen disa punëtorë, kurse anashkalohen ne tërësi punëtorët tjerë te cilët bëjnë po te njejtën punë, të njejtin angazhim ne punën e tyre gjatë orarit të punës.
SPAK asnjëherë nuk është kundër stimulimit të asnjë punëtori brenda komunës, por fuqishëm është kundër favorizimit te individëve të caktuar ne vazhdimësi, prandaj kërkojmë që të gjithë shërbyesit civilë të trajtohën në mënyrë të barabartë,transparente dhe te dinjitetshme.Nëse duhet ndihmuar, stimuluar punëtorët në fund të vitit, atëherë kërkojmë që kjo të bëhet ndaj të gjithë punëtorëve, në të kundërten ne si SPAK do të reagojmë edhe në institucionet tjera për këtë diskriminim dhe trajtim jo të barabartë të punëtorve te komunës së Klinës.

Sindikata e Pavarur e Administrates
Dega në Klinë