Vdes një grua dhe një tjetër lëndohet rëndë, u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe dy këmbësorë.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti.