Shumë udhëtarë mbesin në Aeroportin e Prishtinës, shkak ashpërsimi i masave nga Italia

Nga dje Italia ka ashpërsuar masat kundër COVID-19, përfshirë edhe vendosjen e rregullores së re për hyrje në këtë shtet. Nga këto masa nuk ka shpëtuar as Kosova. Sot një numër i madh i pasagjerëve janë kthyer pas nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Ajo kërkoi nga qytetarët që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë.

“Ne vazhdimisht ju kërkojmë udhëtareve që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë. Udhëtaret të cilët sot nuk janë lejuar të regjistrohen në sportel është për shkak të ndalesave të reja të shtetit italian të cilat janë edhe të publikuara në web-faqen zyrtare të Ambasadës së Italisë në Kosovë. Prandaj lusim udhëtarët që çdo ankesë të tyre ta dërgojnë në kompaninë ajrore me të cilën kishin planifikuar udhëtimin“, ka thënë Gara