Kryetarja e VV-së në Klinë, Teuta Mulaj viziton QKMF-në “Nënë Tereza” me rastin e muajit rozë

Në kuadër të muajit Rozë, muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e
Kancerit të Gjirit, sot, Kryetarja e Qendrës së VV-së në Klinë, Teuta Mulaj së bashku më Këshilltaren Komunale znj. Valmire Krasniqi vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku është vendosur Mamografi Mobil nga data 09.10.2023 deri më 12.10.2023, e ku janë ekzaminuar gratë e qyetit të Klinës.

“Në këtë takim u mirëpritem nga drejtori i QKMF-së z. Gazmend Boja, i cili na informoj se gjatë këtyre tri ditëve kanë bërë ekzaminime gjithsej 54 gra dhe vajza, ndërsa ditën e fundit janë cakuar edhe 12 termine, ekzaminime këto të ofruara falas nga ekipi mobil i mamografisë.

Po ashtu, z. Bojaj na informoj që Spitali Regjional i Pejës ka ofruar bashkëpunim që të na mundësoj edhe disa termine të tjera për gra dhe vajza të Komunës së Klinës.

Gjatë kësaj vizite diskutuam edhe u informuam më gjerësisht për punën në QKMF”, shkruhet në postimin e VV-së, dega në Klinë.