Rrezikohet “El Clasico”, ky është vendimi i fundit për këtë superndeshje

Tensionet në Kataluni, pas dënimit të nëntë politikanëve vendas pas referendumit të pavarësisë po rrezikojnë njërën ndër ndeshjet më të shikuara në botë.

“El Clasico”, e paraparë të luhet me 26 tetor pritet të mos luhet për shkak të rrezikut nga protestat në Barcelonë.

Fillimisht u propozua që kjo ndeshje të zhvillohet me një stadium neutral por dy skuadrat kanë dalë kundër kësaj ideje, shkruan Indeskonline.

Gjithashtu ka pasur propozime që të ndryshohen ndeshjet, fillimisht të luhet në “Santiago Bernabeu”, e në muajin mars në “Camp Nou”, por edhe kjo alternativë nuk u pranua.

Tashmë është duke u shqyrtuar mundësia që ndeshja mes Barcës dhe Realit të luhet në një datë tjetër.

Sipas “Marca”, ndeshja mund të shtyhet për datën 18 dhjetor, nëse deri atëherë qetësohet situata.

18 dhjetori, që është ditë e mërkurë, nuk është ajo që e ka kërkuar La Liga, por është data më e përshtatshme për të gjitha palët.

Gjatë ditës së sotme, të dy klubet dhe Federata Spanjolle do të takohen për të marrë një vendim përfundimtar.