Ngjarja tragjike në Ferizaj, ky është personi që vrau 21-vjeçaren në vendin e QPS-së

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën, ku pas disa të shtënave me armë zjarri, një grua mbeti e vrarë, teksa një person tjetër u plagos,

Bëhej fjalë për viktimën, Erona Cokli, 21-vjeçare, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu, 36-vjeçar.

Po ashtu, është zbuluar edhe identiteti i autorit të dyshuar për vrasje.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndërkohë që drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi tregoi shkurtimisht se si nisi konflikti.

Rexhepi i tha Sinjalit se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konfliktin i cili përfundoi me vrasje.

“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashke janë ardh prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi për Sinjalin.