Ky është polici që vdiq nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit

Gjatë një aksioni të policisë në Zhur të Prizrenit, një zyrtar policor ka humbur jetën dhe dy janë lënduar.

Polici pa shenja jete është Sami Thaçi.

Po ashtu njëri nga policët e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Toger Shaban Osmanollaj nga Drejtoria Rajonale ne Prizren

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do t’ju njoftojmë në vijim”, ka thënë Shaban Osmanollaj.