Aksidenti në Kroaci, vdesin nënë e bijë nga Kosova

Mediat në Kroaci kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Sipas burimeve të Jutarnji, dy prej viktimave dyshohet të jenë një grua dhe vajza e saj nëntëvjeçare nga Kosova.

Ndërkaq, sipas këtyre burimeve thuhet se të lënduar janë një burrë dhe një djalë 15-vjeçar, familjar të viktimave.

I vdekuri i tretë është një kroat nga Zara e Kroacisë, shkruan Jutarnji,