Sot Superkupa e Spanjës, Real Madrid kundër Barcelonës

Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës.

Në finale do të përballen dy gjgantet spanjoll dhe evropian, Real Madridi dhe Barcelona,

“El Clasico” zhvillohet në ”KSU Stadium” në Riad të Arabisë Saudite, më fillim nga ora 20:00.

Reali arriti në finale pasi eliminoi Atletilo Madridin, duke e mposhtur 5-3 pas extra-time, ndërsa Barcelona triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Osasunës në gjysmëfinale.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme, pasi të dyja skuadrat kanë nga 13 trofe të Superkupës, dhe ajo që fiton sonte bëhet skuadra më e trofeshme.