Sabri Fejzullahu sjell në versionin ‘remake’ këngën “Pranvera në Prishtinë”

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ka ripërpunuar një nga projektet e tij më të njohura.

Bëhet fjalë për hitin “Pranvera në Prishtinë”, të cilin së fundmi e ka sjellë në versionin ‘remake’, të shoqëruar edhe me klip.

Ky projekt me tekst të Milaim Berishës, riorkestrim të Ardian Kastratit është punuar nga MProduction, teksa klipi u realizua nga po i njëjti produksion. Edhe pse ka kohë që i kaluar të shtatëdhjetat, këngëtari Fejzullahu po vazhdon të jetë shumë vital dhe produktiv.