Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë

Një mjet shpërthyes është gjetur para pak minutave në Pejë.

Sipas burimeve të Indeksonline mjeti shpërthyes u gjend saktësisht në një trafo elektrike në lagjen ‘Kristal’, afro fabrikës së bukës.

Njësitet policore tashmë janë në vendin e ngjarjes, teksa pritet të arrijë edhe FSK-ja.