Muriqi pas Real Madridit, synon të shënojë edhe ndaj Barcelonës

Mallorca sot do të përballet me Barcelonën, në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.

Blaugranët janë në formë fantastike në këtë fillim sezoni, pasi kanë barazuar vetëm një ndeshje, përderisa kanë fituar të gjitha të tjerat.

Mallorca në anën tjetër renditet në vendin e 10-të, me 8 pikë, dy fitore, dy barazime dhe po aq humbje.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka qenë më i rrezikshmi te Mallorca deri më tani, duke shënuar tre gola në gjashtë, duke përfshirë njërin në humbjen ndaj gjigantit dhe liderit aktual Real Madridit.

Muriqi shkëlqeu edhe në ndeshjet e Kosovës, duke shënuar tre gola në dy lojë.

Ai do të synojë që ta vazhdojë këtë ecuri, dhe të gjejë rrugën e golit edhe ndaj Barcelonës.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00.