Policia deklarohet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Zëdhënsja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për këtë rast.

“Policia dhe mjekët emergjentë kanë dalë në vend ngjarje ku mjekët edhe kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti tregon se policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e tij.