Kryeministri Kurti: E kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë me 40 milionë euro obligime financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se e kanë gjetur këtë ministri me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve. Ai tha se vitin 2022 do ta nisin me zero obligime financiare ndaj tyre.

“I kemi gjetur 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve që i kemi adresuar. Kur e kemi marr detyrën me 23 mars këtu kemi gjetur 40 milionë euro obligime. Me buxhetin e ri po e fillojmë me zero obligime financiare karshi fermerëve. Adresimi ka ndodhur gjatë këtij viti. . Me buxhetin e vitit 2022 do ta fillojmë me zero obligime financiare ndaj fermerëve, edhe për 11 milionë buxhet shtesë për ta”, ka thënë Kurti.