Thaçi flet për ftesën e bërë nga Kurti për takim

Presidenti i Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, ka folur për media mas nënshkrimit të marrëveshjes për autostrada dhe hekurudha me Serbinë.

Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje do të sjellë të mira në Republikën e Kosovës.

Sipas tij do të shtohen investimet ndërkombëtare dhe do të rriten vendet e punës.

“Besoj se nënshkrimi i marrëveshjes mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësia të veçantë në aspektin ekonomik të Kosovës. Priten investime ndërkombëtare që ndikojnë në zhvillimin ekonomik në ndërkohë edhe me krijimin e vendeve të reja të punës dhe një mirqënie më të mirë qytetare. Kjo sjellë më tepër paqe dhe frymë po ashtu hap prespektivë më të fuqishme që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

“Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti që definitivisht të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Fokusi i Presidentit Trump në këtë proces duhet ta shfrytëzojmë dhe të mos humbin dekada tjera. Nëse do të fokusohemi tek Brukseli atëherë mund të them se do të mbetemi të izoluar edhe për vite të tjera”.

Ndërsa, Thaçi nuk bëri të ditur se nëse do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para konferencës së Sigurisë, në Mynih.

“Ne duhet të fokusohemi gjithë në një bashkëkoordim institucional për veprime të brendshme dhe të jashtme ndërkombëtare pasiqë Kosova u takon të gjithëve.

Ne kemi përgjegjësi të gjithë, pavarësisht nga përgjegjësitë politike që bashkëpunimi institucion që janë në çështje të rëndësishme.

Edhe pozita edhe opozita duhet të jenë të koordinuara në mënyrë që të kemi një unitet veprues, institucion, si qytetar”, ka thënë presidenti.

Lidhur me çështjen e heqjes së taksës, Thaçi ka thënë se institucionet duhet të marrin vendime të matura.

“Institucionet duhet të marrin vendime që i afrojnë vendimet që e afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian, e jo që ta largojë atë, por të jenë raporte të balancuara dhe të koordinuara me NATON-n”, shtoi ai.