Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë,Adonis Tahiri , ka bërë të ditur se veturat të cilat janë të parguar në zona të gjelbërta do të gjobiten.
Kësisoj, sot janë gjobitur disa prej tyre pasiqë kishin parkuar veturat në gjelbërim.
“Respektimi i rregullave kushton më lirë!
Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.
Mbi të gjitha, nuk ështe sjellje e mirë qytetare!
Të kujdesemi për mjedisin ?? ku jetojmë dhe të bëhemi shembull i mire për brezat e rinj!”, thuhet në njoftim.