Ja vlera e dëmeve që shkaktuan vërshimet në Klinë

Pas të reshurave të shiut të cilat kanë ndodhur në fund të muajit Janar 2023, Komisioni ka dal në teren në të giitha fshatrat e Komunës së Klinës.

Veçanërisht në fshatrat ku të reshurat kanë shkaktuar vërshime në shtëpi, oborre, restorante, hotele dhe ara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Vlera e demeve të shkaktuara nga këto vërshime përfshirë ekonomitë familjare, bisnese, bujqësore, dhe ato infrastrukturore, derisa është vlerësuar nga Komisioni në terren 3.844.406.87 euro.