Dy futbollistë të klubit kosovar të prekur me koronavirus

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në Facebook, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek.

Ky është njoftimi i plotë:

“Kampionet tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë keta vllezerit Kolgeci synonim i urtesise , edukates dhe shpirtit garues!

Eshte forca e tyre shpirterore dhe karakteri i trasheguar nga prindi i tyre mjek per tu përballur me çdo sfidë , e edhe me kete , qe duke u ndihmuar tjerëve atakoi edhe femijet!
Ne emer te FC Ballkanit, respektivisht te presidentit te klubit dhe gjithe femijeve te Shkolles se Futbollit dhe trajnerave ju deshirojmë sherim te shpejtë dhe kthim ne fushën e futbollit!Qendroni te forte kampiona si gjithmone!

#rriNshpi”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

SHARE