Në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 768 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ë 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër-Covid.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, ka  njoftuar ministria.