22 vite nga përfundimi i fushatës bombarduese të NATO-s kundër forcave serbe

Sot bëhen 22 vite kur NATO-ja përfundoi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke i dhënë kështu fund luftës gati 2 vjeçare në Kosovë.

Fushata filloi pas refuzimit të Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambuje të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë,

Kjo fushatë e bombardimeve kishte filluar me 24 mars 1999 dhe kishte përfunduar me 10 qershor të vitit 1999.

Gjithësej 78 ditë NATO kishte bombarduar forcat serbe.