U MBAJT SEANCA E NËNTË E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e nëntë e rregullt e punës për vitin 2022.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së, Radio Alba dhe media të tjera.

Seancë filloi me një mesazh ngushëllimi nga ana e kryesuesit Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, aktivistit dhe ish-kandidatit për president, Seremb Gjergji.

Kryesuesi Gashi, më pas hapi punimet e seancës me këtë rend dite:

1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpallje “Zonë me Interes Publik” pronat në të dyja anët e shtratit të Lumit Drini i Bardh sipas kërkesës së DUMM (ref. nga DUMM)
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpallje “Zonë me Interes Publik” pronat private për ndërtimin e rrugës në zonën e Dresnikut (ref. nga DUMM)
6. Shqyrtimi dhe miratimi i draft programit trevjeçar të banimit 2022-2025 (ref nga DUMM)
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndarjen e parcelës nr.P-71006024-00422-0 për ndërtimin e çerdhes (ref. nga DKA)
8. Interpelancë me kryetarin e komunës lidhur me qeverisjen nëntëmujore të vitit 2022
9. Pyetje dhe përgjigjeje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.

Kryetari Elezaj i është përgjigjur në fund interpelancës lidhur me qeverisjen nëntëmujore të vitit 2022.