Rrahje në Pejë, një person përfundon në Spital, policia arreston dy të dyshuar

Një rrahje la ndodhur në mbrëmje në Pejë, në rrugën krysore që të çon tek ‘Maja e zezë’.

Policia është informuar përmes qytetarëve dhe ka reaguar menjëherë.

Lajmin për ‘RADIO 1’, e ka komunikuar Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ka ndodhur një rrahje. dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjtihshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Normal të njejtit mbeten në arrest.”-deklaroi Elshani për ‘RADIO 1’.

Elshani tutje shtoi se njësitet policore, për shkak të shtrirjes së hetimeve, kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me rastin./