Një e vdekur nga COVID-19 në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se një qytetare e infektuar me COVID-19 ka vdekur.

Sipas Lladrovcit, vdekja e sotme është e dyta në këtë komunë, si pasojë e COVID-19.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19. Familjes dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik”, ka shkruar ai.