Tentuan ta vrisnin një person, arrestohen tre të dyshuar në Pejë

Një tentim vrasje, ka ndodhur ditën e enjte në Pejë.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij por nuk e kanë qëlluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se “Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma”.

“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.