Zvicra nuk i lehtëson masat për kosovarët, vendi ynë mbetet në listë të zezë

Qeveria zvicerane ka lehtësuar masat anticovid më 2 shkurt 2022.

Me këtë rast, edhe kriteret për të hyrë në Zvicër ishin lehtësuar. Mirëpo, jo edhe për kosovarët.

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka njoftuar se Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Në njoftim thuhet se kosovarët duhet të jenë të vaksinuar në plotëni.

“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë. vaksinimi i plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e Administratorit të Udhëtimit”, thuhet në njoftim.