Pamje nga momenti kur hajnat vjedhin filialin e bankës dhe gjuajnë me armë zjarri

Disa persona kanë arritur të grabisin filialin e BKT-së, në rrugën B në Prishtinë të premten në mëngjes.

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes se si u organizuan akterët për këtë grabitje.

Gjatë kësaj grabitjeje u përdor eksploziv dhe arma e zjarrit që gjuajtën në drejtim të rojës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për IndeksOnline, të cilët thanë se dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë  edhe me armë zjarri  në drejtim të një personi (roje).

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar