U rrëzua në oborrin e një shtëpie në Kërrnicë, KEDS nuk e largon shtyllën elektrike

Ka një javë shtylla elektrike po qëndron e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kërrnicë e Klinës, ku pronari i shtëpisë ka thënë pë Klina.info se kjo shtyllë elektrike është rrëzuar qe një javë.

Ai thotë se ndihen të rrezikuar, ndërsa askush nuk ka ndërmarrë asgjë për largimin e saj.

I njëjti tregon se ka njoftuar dhe KEDS.