Konfirmohet, në aksidentin në Kroaci vdiqën nëntë pasagjerë e njëri nga shoferët

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka thënë se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Slavonski-Brod, kanë vdekur nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët që ishin në autobusin kosovar të linjës Frankfurt – Prishtinë.

Ai për media ka thënë se në autobus ishin 67 udhëtarë e dy shoferë.

“Në autobus ishin 67 pasagjerë e dy shoferë. Fatkeqësisht, 9 pasagjerë dhe një shofer kanë humbur jetën. 44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë në gjendje të rëndë, e katër janë operuar. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin policor, duke pritur akomodimin”, ka thënë Trut duke shtuar se në autobus kishte edhe fëmijë.