Ndryshon moti: Sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë, transmeton Gazeta Sinjali.

“E marte- Mot me diell dhe vranesira të shperndara.Vranesirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndersa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

E merkurë – Mot relativisht i fresket , Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

E enjte- Mot kryesisht i ngjajshem dhe pak më i fresket. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me të ditës së merkurë.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluar.Temperaturat mbeten të ngjajshme në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.”