Aksident te “Kroi i Mbretit” (Video)

Një aksident trafiku është shënuar pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Pejë afër “Kroit të Mbretit” në Komoran. Siç shihet në videon e dërguar nga një lexues i Njëshit, një kamion është përplasur me trafik ndarëset në këtë aks të rrugës.https://youtu.be/NRzg5E33c6Q
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërkohë që policia po punon në vend ngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e komunikacionit, pasi janë krijuar kolona të gjata.