Rruga “Ali Zeqiri” në Klinë në terr, ndriçimi elektrik jashtë funksionit

Rruga “Ali Zeqiri”, në qytetin e Klinës, është totalisht në terr.

Vetëm dritat e makinave, po e ndriçojnë këtë pjesë.

Kjo, si pasojë që ndriçimi publik nuk po funksionon.

Banorët tonë për Klina.info se po kanë frikë të kalojnë në këtë rrugë, për shkak të qenve endacakë, dhe ndonjë rreziku tjetër eventual.
Ata kërkojnë nga Komuna e Klinës, që të intervenojnë sa më shpejtë./Klina info/