Nesër kujtohen dëshmorët në Gllarevë, në 25 vjetorin e rënies heroike

Me fillim nga ora 11:00, nesër në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Gllarevë, mbahen homazhe në kujtim të dëshmorëve, Sylë Balaj, Idriz Balaj, Milazim Balaj, Remzi Veselaj dhe Hysen Pantina.

Në 25 vjetorin e rënies heroike, shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, do vendosin kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve.