Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Rumani

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Rumani, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, rezultati ishte i barabartë 0-0.

Futbollistët e Kosovës patën disa raste të mira në pjesën e parë, por që nuk arritën të shënojnë gol