Prishtina mposhtet nga klubi rus Chertanovo

FC Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 4:1 në ndeshjen miqësore kundër klubit rus Chertanovo
Prishtina nuk arriti që për asnjë moment të kontrollojë ndeshjen, zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke u dorëzuar tërësisht.Golin e nderit për klubin prishtinas e shënoi ish reprezentuesi i Shqipërisë, Ahmed Januzi. Ndërsa, golat për rusët i shënuan Rudkovskiy me dy gola, Tyumentsev dhe Sarveli me nga një tjetër.Më poshtë mund ta gjeni edhe formacionin titullar të FC Prishtinës dhe futbollistët të cilët u futën nga stoli.Fotografia e FC Prishtina Prishtina të premten më 31 janar në mbrëmje do të rikthehet nga Antalia.