Vazhdon takimi VV-LDK në prezencë të ambasadorëve të QUINT-it

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon takimi mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike në përpjekje për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse,

Në takim janë të ftuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku disa prej tyre janë parë teksa kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Takimi ishte paralajmëruar të nis në orën 17:00, por vonesa e ambasadorëve ka bërë që ai të shtyhet për një orë./Klina info/