Këto janë fjalët prekëse e të fejuarës së 25-vjeçarit që humbi jetën në Suedi

Mbrëmjen e së hënës në Kristianstad të Suedisë, policia u njoftua nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, aty u gjet i plagosur një person i cili u dërgua menjëherë në spital. Viktima Benjamin Azemi nga Mitrovica, vdiq në spital pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra.

E fejuara e tij, Ardita, me të marrë lajmin ka postuar një fotografi të tij në llogarinë “Instagram”,

“Inshallah në xhenet engjëlli jem, të Allahut jemi te ai kthehemi më mungon shumë. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

25-vjeçari nga Mitrovica kishte punuar në kompaninë e sigurimeve Avarn, por në kohën kur u qëllua për vdekje, nuk ishte në detyrë./