Napoli sfidon Milanin, Chelsea synon rikthimin ndaj Real Madridit

Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Napoli pret Milanin në një ndeshje të tensionuar, duke filluar nga ora 21:00.

Rossonerët e kanë epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë, teksa napolitanët do të synojnë historinë – kualifikimin për herë të parë në një gjysmëfinale të kësaj gare.

Në ndeshjen tjetër Chelsea i bën konak Real Madridit, fituesit aktual. Madrilienët në sfidën e parë triumfuan me rezultat 2-0, dhe janë afër një gjysmëfinale tjetër.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Stamford Brigde”.