Policia identifikon autorin e sulmit ndaj Arianit Kocit, avokati kosovar ia pranon kërkimfaljen

Arianit Koci ka bërë të ditur se është zbuluar autori i cili e sulmoi të dielën, afër një pompe të derivateve në rrugën Llapllasellë-Graçanicë, teksa avokati ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Koci ka thënë se është i bindur që sulmi ndaj tij nuk ka prapavijë ndërnacionale, dhe se siç thotë ai ka “Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu”.

“Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje. Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë. E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale”, shkroi avokati kosovar.

Sulmi ndaj avokatit, u bë nga një person i cili ndodhej në një motoçikletë në lëvizje, bashkë me një person tjetër.