Dogana konfiskon 1,150 teste për COVID – 19

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19, si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar proceduara kundërvajtëse.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

“Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19.

Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:

1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë

4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që t’i pamundësohet kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e tyre.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.